×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi në Qeveri

    Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë kryeministrit Albin Kurti

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 11:41
    Foto nga arkivi

    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar të hënën në mëngjes në zyrë, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mëson gazeta online Reporteri.net.

    Takimi mes QUINT-it dhe Kurtit ka përfunduar tashmë.

    Qeveria e Kosovës zyrtarisht nuk është deklaruar lidhur me këtë takim e as nuk dihet se për çka është diskutuar.

    Gazeta Online Reporteri.net takimin e ka konfirmuar edhe nga zyra e Kryministrit të Kosovës.

    Takimi ndodhi 10 ditë para vendimit përfundimtar për Kosovën që pritet ta sjellë Komiteti i Ministrave i kësaj organizate, më 16 maj.

    Deri atëherë, Kosova duhet të vazhdojë t’i bindë së paku dy të tretat e 46 anëtarëve të saj përse duhet të jetë në mesin e tyre.

    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një prej thirrjeve më të zëshme të ndërkombëtarëve, është bërë një lloj kushti për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

    Qeveria e Kosovës, disa herë është deklaruar rreth kësaj çështjeje.

    Themelimi i Asociacionit ka qenë vazhdimisht kërkesë edhe e vendeve të tjera të grupit QUINT, që, pos Francës e Gjermanisë, përfshijnë edhe SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!