×
  • Lajme
  • Lajme / “Golden Saber 2024”

    KFOR-i, EULEX-i e Policia e Kosovës me stërvitje të përbashkët

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 11:30

    KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët më 7 maj, në stërvitjen e quajtur “Golden Saber 2024”.

    KFOR-i ka njoftuar se kjo stërvitje në kampin Vrelo do t’i testojë aftësitë për të zbatuar procedura të përbashkëta në menaxhimin e krizave dhe të skenarëve të sigurisë..

    “Stërvitja do të përfshijë një numër të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe mjete që operojnë në të gjithë zonën e stërvitjes si dhe në rrethinat e tij e përgjatë rrugëve kryesore. ‘Golden Saber 2024’ është pasqyrim i bashkëpunimit dhe i përkushtimit tonë të gjatë për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e komuniteteve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    KFOR-i ka bërë të ditur se një stërvitje e tillë “simbolizon përkushtimin tonë të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë”.

    “Duke i bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne demonstrojmë gatishmërinë tonë për t’i adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për ruajtjen e stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim, duke shtuar se pret që kjo stërvitje të kryhet me sukses.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!