×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Gjuajtje me armë në Prishtinë pas një mosmarrëveshje në komunikacion

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 8:57

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri në Hajvali.

    Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tjetrit.

    Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.

    “Rr. Brigada 153, Hajvali, Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!