×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Policja e raportuar si e zhdukur paraqitet në stacionin policor në Rahovec

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 19:27

    Më datë 1 maj, një zyrtare e Policisë së Kosovës në Rahovec ishte raportuar si e zhdukur.

    Ajo sot, më 05.05.2024, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec.

    Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Reporteri.net.

    “Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec”, tha Elezaj.

    Ai më tej shtoi se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Vendndodhja e policës në fjalë nuk ka qenë e ditur që nga e diela e kaluar, më 28.04.2024, ndërsa raportimin pranë forcave të rendit e kishte bërë vajza e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!