×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori amerikan

    Hovenier e vlerëson produktiv takimin e Kurtit me O’Brien: Presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 19:30

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e k vlerësuar produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, përcjell Reporteri.net. 

    Hovenier tha se SHBA-ja pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

    “Kënaqësi të bashkohem me Ndihmëssekretarin O’Brien për takimin e tij produktiv me kryeministrin Kurti. Ne presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Hovenier në X.


    Në takimin që pati me Kurtin, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

    “Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutova hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, shkroi O’Brien.

    O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!