×
  • Lajme
  • Lajme / Tre ditët e ardhshme

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 8:50

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ish-kretët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sipas kalendarit, do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Seanca ghjyqësore në rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të nisë në orën 09:00, ndërsa seancë do të ketë edhe të martën, të mërkurën dhe të premten.

    Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 60 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!