×
  • Lajme
  • Lajme / Regjimi gjenocidal serb

    Osmani kërkon të sillen para drejtësisë vrasësit e Aganit, dorën e djathtë të presidentit historik Rugova

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 9:19

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Fehmi Aganin në 25-vjetorin e vdekjes, shkruan Reporteri.net.

    “Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi akademik Fehmi Aganin, mendjendriturin, vizionarin, filozofin dhe njeriun e devotshëm, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë. Forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, më 6 maj 1999 vranë mizorisht akademik Aganin, dorën e djathtë të Presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova”, ka thënë Osmani.

    Ata, shtoi Osmani, nuk arritën ta vrasin idealin e tij jetësor, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit.

    “Vizioni i përbashkuesit Agani do të na udhëheq përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit dhe synimin euroatlantik. Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm, ndërkaq kujtimi për akademik Aganin është i përhershëm!”, përfundoi presidentja Osmani.

    Fehmi Agani ka lënë gjurmë në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor.

    Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit nga serbë me uniforma dhe të armatosur.

    25 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!