×
  • Lajme
  • Lajme / Sqarim

    Komuna e Prishtinës njofton për vendosjen në funksion të aplikacionit për orarin e barnatoreve

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 11:07
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se shpejti do ta lëshojë në funksion një aplikacion për orarin e barnatoreve kujdestare, përcjell Reporteri.net.

    Në një njoftim të Komunës thuhet se funksionimi i barnatoreve, respektivisht orari i punës së tyre mbështetur në Rregulloren bazike në fuqi, fillon në orën 07:00 dhe mbaron në orën 22:00, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

    Ndërsa kujdestaria e barnatoreve thuhet se fillon nga orën 22:00 deri në orën 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga Drejtoria e Shëndetësisë.

    “Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim të aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse”, thuhet në njoftimin e Komunës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!