×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për blerje dhe shitje të substancave narkotike

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 17:12

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit R.H. për veprën penale ” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Në njoftim thuhet se gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

    “Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi i është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!