×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i IHK-së

    Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e javës së ardhshme

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 21:32

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim.

    IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave parashihet mot me diell dhe me reshje shiu.

    Njoftimi i plotë:

    E hënë-Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

    E martë-Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

    E mërkurë-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperendimi.

    E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

    E premte-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare.

    Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojndo të jen relativisht të mira dhe stabile.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!