×
  • Lajme
  • Lajme / Artikull i sponsorizuar

    Njësitë e Devolli Corporation super-partnere të SHBA-së

    Autor:Devolli Corporation
    02 Korrik 2024 | 12:30

    Në prodhim e eksport është e pa konkurrencë.

    Andaj, puna e jashtëzakonshme e Comodita Home po e afron edhe më tej ekonominë kosovare me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Këtë e dëshmoi vlerësimi nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila ndau çmimin për këtë kompani si eksportuesi më i madh i mallrave në SHBA.

    “Ne jemi shumë të lumtur që si korporatë jemi në mesin e korporatave më të mëdha në Kosovë që kanë dhënë kontributin e saj që kjo marrëdhënie të shkojë përpara dhe të forcohet”, tha Adriatik Kelmendi nga Devolli Corporation.

    E ky raport thellohet edhe më shumë kur edhe një tjetër kompani e Devolli Corporation, rrëmben një çmim për numrin më të madh të shërbimeve në Amerikë me Art Motion.

    Kjo dëshmoi që ky sektor mund të konkurojë në shkallë globale.

    Në emër të Art Motion rreth çmimeve foli Alaudin Hamiti.

    “Ne kemi partneritet me kompani të mëdha filmike të Amerikës siç janë EBC, dhe më vjen mirë që pas këtyre shtatë viteve bashkëpunim po e marrim pak a shumë atë se çka e meritojmë..”, deklaroi Hamiti.

    Kontributi i kësaj korporate lidere tanimë në botë dhe e 18 bizneseve tjera kosovare, po çmohet lartë.

    Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë falënderoi të gjithë partnerët e SHBA-së në Kosovë.

    “Për të gjithë partnerët e SHBA-së në Kosovë, faleminderit për punën e jashtëzakonshme. Përpjekjet tuaja fuqizojnë bizneset tuaja por edhe ndikojnë dhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”.

    Madje, për një vend të vogël siç është Kosova, ky sukses po del të jetë tejet i madh.

    “Është përkushtimi juaj i palodhur që ndihmoi shumë kompani dhe institucione perëndimore të njohin Kosovën si një vend interesant për të punuar me të”, deklaroi Blin Zeqiri, president i bordit të Odës Amerikane.

    E prej këtu, ambasadori Jeffrey Hovenier siguroi se mbështetja e shtetit prej nga vjen, do të jetë e palëkundur.

    “Qeveritë vijnë dhe qeveritë ikin, këtu dhe në Uashington, por marrëdhënia SHBA-Kosovë do të jetë aq e fortë sa ka qenë ndonjëherë”.

    Përveç si eksportuesi më i madh në vend, Comodita është edhe një ndër prodhuesit më të mëdhenj të dyshekëve dhe shpuzës në kontinent me koleksionet më inovative të prodhimeve të saj, të dizajnuara me kreativitet dhe teknologjinë më të avancuar.

    Ndërkaq Devolli Corporation vazhdon të jetë lokomotiva e zhvillimit të ekonomisë kosovare, me qarkullimin më të madh në vend dhe jo vetëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!