×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte kundër popullatës civile në Gjakovë

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 18:29

    Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit J.SH., i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

    Themelorja ka njoftuar të dielën se i pandehuri i nacionalitet boshnjak e shtetas serb dyshohet për krime kundër popullatës civile në bashkëkryerje, e në paraburgim do të qëndrojë një muaj.

    Gjykata tha se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.

    “Gjykata vlerësoi se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, respektivisht përpos dyshimit të bazuar në rastin konkret ekziston edhe rreziku i ikjes së të pandehurit, si kusht për caktimin e paraburgimit, i njëjti lehtë mund të arratiset dhe t’i shmanget ndjekjes penale, pasi kemi të bëjmë me një vepër penale të rëndë e komplekse dhe rreziku real i shmangies nga ndjekja penale e të pandehurit J.SH është më se evidente”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

    Ndryshe, dje (27 prill), Prokuroria Speciale bëri të ditur se ka arrestuar një serb në pikën kufitare në Bërnjak, i cili dyshohet për “krime lufte kundër popullatës civile”.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë , J.SH. dyshohet se gjatë viteve 1998-99 ka kryer krime lufte në Komunën e Gjakovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!