×
  • Lajme
  • Lajme / Vizitat në Hagë

    “Po mërzitemi”, babai i Thaçit flet për takimin që e patën javë më parë me të birin, ka edhe një mesazh për shokët e tij

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 22:00

    Në nëntor, bëhen katër vjet prej se ish-presidenti Hashim Thaçi u dërgua në paraburgim në Hagë. E për kaq vjet, prindërit e tij të shtyrë në moshë, në vizitë kanë arritur t’i shkojnë dy herë.

    Së fundmi Thaçi i priti prindërit e tij javë më parë e më të cilët pati rreth 3 orë kohë që të bisedojnë, orë këto që babait të tij, Haxhi Thaçi, i shkuan shpejtë.

    “Na erdh pak zor por kur e pamë. Po mërzitemi. Na ka prit mirë Hashimi, kemi ndejtë 3 orë,” tha babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi.

    Shpresën ka që një ditë Thaçi me shokët do të dalin faqebardhë, e drejtësia do të jetë në anën e tyre.

    Ai ka folur edhe për pritshmëritë që ka në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Pasi u liru populli mirë është. Jemi të këaqnur masi populli është i lirë. Është zor, por pa hjek dikush nuk bëhet. Akush për vete ska hy aty. Ushtria e ka çliru bashkë me aleatët e tij,” tha Haxhi Thaçi.

    E seancat ndaj djalit të tij, thotë se po e ka të  vështirë t’i shohë.

    “E kam vështirë, po mërzitna me e kqyrë….”, ka thënë ai për RTV Dukagjini.

    Haxhi Thaçi një mesazh pati edhe për Jakup Krasniqn, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

    “E atyne shokëve unë i falënderoj e iu bëjë të fala, ishalla kthehen sa ma shpejtë shëndosh e mirë, të pafajshëm janë, me emër të zotit.”

    Thaçi është arrestuar me 5 nëntor 2020, ndërsa gjykimi ndaj tij dhe ish- krerëve të UÇK-së nisi me 3 prill 2023.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!