×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia bastis shtëpinë dhe objektet e pronarit të “Bau Holding”, dyshohet për dhënie ryshfeti

    Reporteri
    21 Shtator 2022 | 10:00
    Bajram Gashani, pronar i "BAU Holding"

    Policia e Kosovës është duke kryer një aksion të gjerë në disa lokacione në kryeqytet.

    Nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se ky aksion është vazhdimësi e hetimeve në rastin “Brezovica”.

    Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha për Reporteri.net se detajet lidhur me aksionin do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.

    Në media është duke u raportuar se është kryer bastisje edhe në në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të pronarit të kompanisë ‘Bau Holding’, Bajram Gashanit.

    Sipas këtyre raportimeve, kontrolli po kryhet nën dyshimet e kryerjes së veprës penale ‘Marrje ryshfetit në ndihmë’, ‘Ushtrimi i ndikimit’, ‘Fajdeja’ dhe ‘Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’.

    Lidhur me rastin e njohur si “Brezovica” deri më tani janë prangosur 30 persona, përfshirë këtyre zyrtarë të lartë të shtetit në lidhje me ndërtimet e mbi 500 vilave e hoteleve në zonën e mbrojtur të maleve.

    Kontroll i gjerë në disa lokacione në kryeqytet, Policia konfirmon aksionin “Brezovica 6”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!