×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi në Facebook

    Lladrovci për Ahmetin: Të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 12:15

    Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori”.

    Ai i është drejtuar liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si “vëlla”.

    Postimi i plotë i Lladrovcit:

    “Vëlla Ali, Mos u çudit që disa personazhe të jetës tonë politike, duan ta ndërtojnë me fjalë, pas mejdanit, mungesën e pariparueshme të atdhetarizmit.

    Ti je kontribues i madh dhe i patejkalueshëm për historinë e re të Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut.

    Andaj, fjalamanët nuk mund ta mjegullojnë të kaluarën tuaj të shkëlqyer, as rrolin tuaj historik në proceset historike të shqiptarëve për liri.

    Sot, nga Tropoja e Bajram Currit e Tahir Sinanit, ju uroj suksese e shëndet, ashtu sikur të gjithë bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që i duan shqiptarët brenda vlerave euro-atlantike!

    Të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!