×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti uron pashkët ortodokse: Le të na përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 13:06

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

    Në urimin e tij, Kurti tha se në një ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë.

    “Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet”, tha Kurti.

    “Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj”, thuhet në urimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!