×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkodër: Nëna bashkë me tre fëmijët rezultojnë të zhdukur, dyshohet se janë mbytur

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 10:55

    Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër, ku nëna bashkë me 3 fëmijët e mitur prej 3 ditësh rezultojnë të zhdukur.

    Një prej fëmijëve, vajza 8-vjeçare, është gjetur nga një peshkatarë në ujërat e Lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

    Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

    Fëmija që u gjet nga peshktari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

    Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e Lumit Drin./tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!