×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Policia po kryen kontrolle me qen në Aeroportin e Prishtinës, raportohet për një alarm për bombë

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 10:59

    Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është vërejtur prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës. Në pamjet e publikuara në media shihet njësia K-9 e Policisë së Kosovës duke kontrolluar me qen hapësirat e aeroportit.

    Sipas raportimeve bëhet fjalë për një alarm për bombë.

    Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të aeroportit të Prishtinë dhe është në pritje të një përgjigje.

    Kjo nuk është hera e parë që ka pasur alarme për mjete shpërthyese në Aeroportin e Prishtinë. Këto alarme kishin rezultuar të rrejshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!