×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Prishtinë: Dy persona të alkoolizuar rrahen mes vete, e sulmojnë edhe një polic

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 10:14

    Një përleshje mes dy personave ka rezultuar edhe me sulm ndaj një polici, shkruan Reporteri.net.

    Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se dy personat e dyshuar ishin nën ndikim të alkoolit, dhe zyrtarët policorë duke u munduar t’i vënë nën kontroll, ata kanë goditur edhe njërin nga polcët.

    Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i policisë:

    SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/PJESMARRJE NË RRAHJE

    Prishtinë 27.04.2024-01:25. Është raportuar se janë përleshur disa persona mes vete, lidhur me rastin njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët ishin nën ndikim të alkoolit. Zyrtarët policor gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll janë goditur nga njëri prej të dyshuarve me ç’rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!