×
  • Lajme
  • Lajme / Ngjarja e rëndë

    Prokuroria kërkon paraburgim për gruan që dyshohet se vrau foshnjën gjatë lindjes në Podujevë

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 13:07

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gruas që dyshohet se ka abortuar kundërligjshëm foshnjën e saj në Podujevë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

    Sipas Prokurorisë, kërkesë për paraburgim ka vetëm për gruan që dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’ dhe jo edhe për të arrestuarën tjetër që dyshohet se dha ndihmën e saj në kryerjen e veprës.

    Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj për Gazetën Reporteri.

    Kujtojmë se e dyshuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, ku edhe po vazhdon trajtimin e saj në Klinikën e Gjinekologjisë nën masën e ndalimit policor.

    Për gjendjen e saj ka folur të hënën për Gazetën Reporteri drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Zef Ndrejaj.

    Ajo është ardhë me gjakderdhje. Është duke u trajtuar tek ne”, tha shkurtimisht Ndrejaj.

    E dyshuara për vrasjen e foshnjës në Podujevë shkoi në QKUK me gjakderdhje, aktualisht po trajtohet aty

    Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, njoftoi Policia.

    Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nëna që privon nga jeta foshnjën e vet gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes, derisa te ajo vazhdon çrregullimi i shkaktuar nga lindja, dënohet me burgim prej tre muaj deri në tri vjet.

    Arrestimi i dy grave për vrasjen e foshnjës gjatë lindjes në Podujevë, Prokuroria jep detaje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!