Një 17-vjeçar është plagosur me thikë gjatë ditës së sotme, pas një sherri.
”Më datë 22.09.2020, rreth orës 15:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E.Z.,17 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M.I., dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të tijë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, shkruan policia.