Prokuroria e Tiranës i komunikon akuzën Nevaldo Hajdarajt, efektivit të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës. Hajdaraj është marrë i pandehur për akuzën e “vrasjes me dashje”.
Sipas prokurorisë, Rasha ka qenë i paarmatosur në momentin e ngjarjes. Hetimi nuk ka provuar që pistoleta e gjetur 200 m larg vendngjarjes të ketë lidhje me Rashën.
Pas ngjarjes Hajdaraj u dyshua fillimisht për “vrasjes në kapërcimin kufijve të mbrojtës se nevojshme”. Në pak ditë dosja do të dërgohet në gjykatë për seanvën paraprake.