×
  • Lajme
  • Lajme

    Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 8:41

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë për keqtrajtimin e një qeni.

    Rasti ka ndodhur më 29 prill në ora 10:00 në rrugën “Studenti”.

    “Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të marra nga prokurori, më 03.05.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti është parë në disa video incizime duke e keqtrajtuar një kafshë (qen)”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!