×
  • Lajme
  • Lajme

    Torturoi dy gra në Prishtinë, aktorja kosovare: Burrec, sonte ke çka ju tregon shokëve

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 16:39

    Në mesditë u publikuar një video e një burri në qendër të Prishtinës teksa po turturonte dy gra, shkruan Reporteri.net.

    Në pamjet e publikuara, burri në fjalë shfaqet duke e kapur me dhunë një grua dhe duke e futur në veturën e saj, derisa vazhdon tek tjetra dhe ia godet xhamin e veturës, derisa ajo është brenda në të.

    Lidhur me këtë, ka reaguar aktorja kosovare, Shengyl Ismaili, ku burrin në fjalë e ka quajtur burrec, derisa ka ironizuar duke thënë se sonte kur të del me shokë ka se çfarë ju tregon.

    “Bravo BURREC, sonte kur del me shoke ki cka tregon, qysh i ke kercnu 2 femra e ato jon tut… A po ndihesh i forte, apo BURREC pa bo..?”, ka shkruar aktorja kosovare, Shengyl Ismaili./Reporteri.net/

    Pamje të frikshme, një burrë torturon dy gra në një parking në qendër të Prishtinës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!