×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Pamje të frikshme, një burrë torturon gruan në një parking në qendër të Prishtinës

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 15:19

    Një burrë shfaqet duke torturuar një grua dhe një vozitës tjetër në qendër të Prishtinës.

    Në videon e publikuar nga Indeksionline, shihet një burrë duke ushtruar edhe dhunë ndaj një gruaje, në një vend-parkim prapa sheshit në qendër të Prishtinës.

    Derisa gruaja e parë ishte jashtë veturës së saj, ai kap atë me dhunë dhe e fut brenda veturës, derisa i shkon më pas një personi tjetër duke ia goditur edhe xhamin e veturës.

    Burri në fjalë, me veturën e tij të tipit Skoda, dëgjohet duke bërtitur gjatë gjithë kohës.

    Në gjithë këtë ngjarje, asnjë nga të pranishmit që duken dhe në video nuk reagon./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!