×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRrE merr vendim: Tarifat e rrymës shtrenjtohen për rreth 15%, hyjnë në fuqi nga nesër

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 15:33
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 përqind.

    Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.

    Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli (nesër) dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

    Ndërsa, sot në Komisionin parlamentarë për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, gjatë diskutimit për rritjen e tarifave për energjisë elektrike, deputetët nga pozita dhe opozita e kanë konsideruar këtë vendim si shkelje për qytetarët.

    Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni ka thënë se performanca jo e mirë e operatorëve të energjisë ka ndikuar në rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    Hyseni ka kërkuar informacione nga bordi i ZRRE-së në lidhje me masat që kanë paraparë në rast se vazhdon kriza energjetike në vend.

    Kritika për ngritjen e çmimeve të energjisë ngriti edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

    “Në vitin 2023 të vini deri te rritja e çmimit të energjisë është e pakuptimtë dhe nuk e keni pas për bazë fare gjendjen ekonomike e pagat e ulëta. Po e bëni një gabim trashanik që të vini prapë te shtrenjtimi i energjisë”, tha ai./Reporteri.net/

    Pozita e opozita kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, Bordi i ZRrE-së pritet të miratojë vendimin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!