×
  • Lajme
  • Lajme / Ecuria e procesit

    ASK mban sot konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 7:17

    Agjencia e Statistikave të Kosovës do të mbajë konferencën e radhës lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë.

    Konferenca do të nis në orën 10:00 në zyrat e ASK-së.

    “10:00: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon konferencë për media, lidhur me ecurinë e Javës së pestë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024). (Zyrat e ASK-së, rr. “Zenel Salihu”).

    Siç u njoftua javën e kaluar, 1 milion qytetarë janë regjistruar kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

    Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka filluar me 05.04.2024 dhe vazhdon deri më 17.05.2024. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!