×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përdhunimi i të miturës në Mirditë, do ekzaminohet celulari i vajzës dhe 5 të arrestuarve

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 9:57

    Telefoni i 15-vjeçare dhe 5 personave të arrestuar si të dyshuar për përdhunimin e së miturës janë dërguar për ekzaminim të specializuar.


    Burime nga prokuroria e Lezhës bëjnë me dije se në aparatin celular të së miturës janë gjetur biseda dhe mesazhe vetëm të ditës kur është bërë denoncimi, pasi ajo i fshinte në vazhdimësi nga frika e prindërve.

    Gjithashtu pritet përgjigja e analizave që do të vërtetojnë nëse personat e vënë nën akuzë dhe që ndodhen me masë sigurie në burg kanë abuzuar seksualisht me të miturën në Mirditë.

    Për prokurorinë përgjigja e këtyre do të konsiderohen si provat kryesore që do të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj 5 të arrestuarve për përdhunimin e të miturës.

    Ndërkohë referuar moshës, dëshmia e vajzës nga oficerët e policisë gjyqësore është marrë në prani të njëri prind dhe psikologu.

    Hetuesit kanë dyshime dhe për të paktën 3 persona të tjerë të përfshirë, por ende nuk ka prova të mjaftueshme. Ata janë marrë në pyetje dhe po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. E mitura e përdhunuar po mbahet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.

    Rasti i abuzimit seksual me të miturën në Tarazh të Mirditës u zbulua pas denoncimit në polici të vajzës dhe familjareve të saj, ndërsa u arrestuan Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla,27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe shtetasi i mitur me iniciale A.Gj, 17 vjeç që të pestë të afërm me njëri-tjetrin banues në fshatin Tarash-Mirditë, të cilëve u është dhënë masa ‘arrest me burg’.

    Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin me anë të shantazheve kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 15-vjeçare. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik, duke nxitur protesta në disa qytete të Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!