×
  • Sport
  • Sport / Medalistja olimpike

    Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 18:30

    Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është shpallur sot kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, në Kampionatit Evropian të xhudos, të mbajtur në Zagreb të Kroacisë.

    Krasniqi në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari.

    Krasniqi pati performancë fantastike, duke i fituar një nga një përballjet e saja.

    Xhudistja pejane në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler për ta siguruar së paku medaljen e argjendtë, por që do ta kërkojë edhe të artën në finale gjithsesi.

    Paraprakisht, xhudistja pejane e eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u plasuar në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!