×
  • Sport
  • Sport

    Festa e “çmendur” e Messit te goli i Piques ndaj Sevillas

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 10:29

    Barcelona e siguroi kualifikimin me shumë mund për në finale të Copa del Rey, pasi mposhti Sevillan në vazhdime dhe Lionel Messi ishte jashtëzakonisht i lumtur për këtë.


    Barcelona ka arritur të fitojë 3-0 pas vazhdimeve ndaj Sevillas dhe të sigurojë kalimin në finale të Copa del Rey, pasi loja e rregullt u mbyll me rezultat 2-0, po aq sa ndeshja e parë e zhvilluar në Andaluzi.

    Golat në këtë fitore të ekipit të Ronald Koeman u shënuan nga Ousmane Dembele (12’), Gerard Pique (90+) dhe Martin Braithwaite (95’).

    Megjithatë, goli i barazimit i shënuar në minutat shtesë nga Pique ka dhuruar shumë gëzim tek kampi katalunas.

    Njëri nga më të lumturit padyshim se ishte kapiteni i ekipit, Messi, i cili pas golit të Piques festoi si i ‘çmendur’.

     

    Festa e Messit është bërë virale tashmë pasi tregon se sa vërtetë argjentinasi e do klubin nga Camp Nou, ku ka kaluar më shumë se 20 vite karrierë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!