×
  • Sport
  • Sport

    Përleshja me “Plisat” në palestër, u lëndua një polic

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 10:38

    Mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve u zhvillua gjysmëfinalja e dytë në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

    Mitrovicasit triumfuan në fund me rezultat të ngushtë 85:86 për të shkuar në dy fitore.

    Megjithatë, pas ndeshjes pati një incident, teksa tifozeria “Plisat” u përleshën me policinë.

    Në raportin 24 orësh thuhet se një polic ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rasti është duke u hetuar.

    “Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike , disa nga tifozët kanë hedhur gjësende të forta, nder te tjera edhe ulëse të palestrës me ç’rast si pasojë lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

    Raste të eskalimit të situatës nga tifozët pati edhe në ndeshjen tjetër mes Yllit dhe Pejës në Suharekë.

    “Plisat” përleshen me Policinë pas humbjes së Prishtinës nga Trepça

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!