Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është paraqitur para para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.
Para pak minutash ka paraqitja e parë e tij para Gjykatës së Hagës, shkruan Reporteri.
Në fillim të seancës sikurse që është praktikë, Gucati ka kërkuar që të mos fotografohet krah me oficerët që po kujdesen për sigurinë e tij.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij mbrojtës, derisa në fund është marrë vendim që Gucati të fotografohet vetëm nga afër.
Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ai dyshohet për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Pos Gucatit atë ditë u arrestua edhe nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/reporteri/videos/382874849392505/