×
  • Lajme
  • Lajme / Aderime

    Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku aderon në Nismën e Fatmir Limajt

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 14:46

    Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se sot këtij subjekti po i bashkohet një grua, proferoreshë e Universitetit, një poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe aktiviste e hershme, humaniste, Xhevahire Izmaku.

    “Ne si NISMA jemi jashtëzakonisht të lumtur për ardhjen e Xhevës. Duke pasur parasysh karrierën e saj, ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin që anëtarë të jetës publike po i bashkohen NISMA-s. Ne bashkërisht do të rrugëtojme në objektivat tona, duke respektur të kaluarën tone historike dhe duke punuar për të ardhmen evropiane”, thuhet në njoftimin e NISMA-s.

    Njoftimi i plotë:

    Profesoresha universitare Dr. Xhevahire Izmaku nga sot është pjesë e NISMA Socialdemokrate.

    Ajo i bashkohet shtëpisë sonë politike si një profesioniste me përvojë të gjatë në jetën publike e politike ne vend.

    Jetën publike e ka nisur qysh si e re, duke qenë pjesë e proceseve të para luftës, pjesëmarrëse e protestave dhe të gjitha kryengritjeve ndaj pushtuesit, ndërkaq për një kohë ka punuar edhe si gazetare/reportere e luftës.
    Pas luftës, ajo ka qene pjesë e jetës institucionale, duke qenë për dy mandate nënkryetare e komunës së Vushtrrisë,

    ndërkaq për tri mandate ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Xhevahirja tash e një dekadë, punon si profesoreshë e shkencave të komunikimit në Kolegjin AAB, duke dhënë një kontribut të madh në arsimimin e brezave të rinj.

    Xhevahirja ka të mbaruar studimet bazike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në Universitetin shtetëror të Tiranës, në shkencat e Komunikimit dhe Gazetarisë.

    Artadashësit e njohin edhe për poezitë dhe tekstet e disa këngëve për dëshmorët e UCK-së.

    Ne si NISMA jemi jashtëzakonisht të lumtur për ardhjen e Xhevës. Duke pasur parasysh karrierën e saj, ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin që anëtarë të jetës publike po i bashkohen NISMA-s.

    Ne bashkërisht do të rrugëtojme në objektivat tona, duke respektur të kaluarën tone historike dhe duke punuar për të ardhmen evropiane

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!