×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-kryeministri

    Avdullah Hoti: Kurtit nuk i beson më askush

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 22:11

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit, më nuk i beson askush.

    Hoti u shpreh se kjo ndodh për shkak se Kurti shpeshherë i ka ndryshuar qëndrimet e tij për shumë çështje.

    “Kryeministri Kurti nuk do të duhej të ndryshonte kornizën e dialogut, do të duhej të rrinte me kornizën e dialogut që e ka marrë në fillim të mandatit. Tani është krijuar situata ku më askush nuk i beson Kurtit dhe Qeverisë së vendit, nuk ka besueshmëri nga aleatë të tërë ndërkombëtarë sepse i ndërron fjalët”.

    Hoti i përmendi qëndrimet e dikurshme të Kurtit për Asociacionin dhe çështje të tjera.

    “E kemi parë se çfarë qëndrime radikale kishte për Asociacionin, për të pagjeturit edhe për demarkacionin e plotë gjëra të tjera”, ka thënë Hoti në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!