×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetasi i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe vjedh një orë dhe një palë dëgjuese

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 9:54

    Policia ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e shtunë në Prishtinë.

    Policia bën të ditur se një shtetas i Shqipërisë ka hyrë në dhomën e një hoteli, duke kryer vjedhje.

    “Më 04.05.2024 dy ankuesit shtetas të huaj kanë njoftuar policinë se në dhomën e hotelit ku ankuesit ishin duke qëndruar ka hyrë i dyshuari shtetas i Shqipërisë dhe kishte vjedhur një orë dore (smart) dhe një palë dëgjuese. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën dhe gjërat e vjedhura i ka shitur”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!