×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata e tij

    Borrell para largimit nga detyra porosi Kurtit e Vuçiqit: Obligimet e Dialogut nuk ndryshojnë, as kur të mos jem unë

    Reporteri
    30 Qershor 2024 | 19:31

    Shefi në largim i diplomacisë evropiane, Josep Borell, i ka dërguar porosi kryeministrit Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, se obligimet e dialogut nuk do të ndryshojnë, edhe kur ai të largohet nga posti dhe do të vijnë njerëz të tjerë për ta udhëhequr BE-në.

    Ai thotë se lehtësimi i BE-së nuk mund të arrijë më shumë normalizim sesa dëshiron Kosova dhe Serbia.

    “Pas disa muajsh, njerëz të tjerë do të jenë në krye të kësaj teme në Bruksel, por pritshmëritë e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve Anëtare të tij nuk do të ndryshojnë. Angazhimet dhe obligimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të largohen”.

    “Të gjithë do të shikojnë ende gatishmërinë e presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës për të ofruar një të ardhme më të mirë evropiane për popullin e tyre. Në fund, duhet guxim, vizion dhe vullnet politik. BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë në çdo hap gjatë rrugës”, thotë Borrell.

    Borrell vlerësoi se gjatë mandatit të tij është bërë shumë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se përparimi në dialog kërkon guxim, vizion dhe vullnet politik të liderëve të të dyja palëve.

    Ai në një tekst autorial të publikuar në faqen zyrtare te Unionit Europian EEAS, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në qendër të angazhimit të BE-së.

    “Është e domosdoshme të zhbllokohet një e ardhme evropiane për të dy, dhe të forcohet siguria dhe stabiliteti në rajon”, thotë Borrell në një tekst autorial të publikuar në faqen zyrtare te Unionit Europian EEAS. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!