×
  • Lajme
  • Botë

    Shtyhet takimi Biden-Erdogan

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 18:53

    Vizita e Rexhep Tajip Erdogan në SHBA dhe takimi me presidentin Joe Bidenin është shtyrë. Informacioni është raportuar nga burime jo zyrtare në Ankara.

    Sipas tyre, shkak për këtë shtyre është bërë fakti se palët nuk kanë asnjë bazë e përbashkët për parakushtet e takimit dhe deklaratat mes 2 palëve, nisur edhe nga mbështetja që Turqia i ka dhënë Palestinës, në një kohë kur SHBA mbështet Izraelin.

    Në këtë kuadër, amerikanët duket se nuk i kanë dhënë dritën jeshile takimit, për rrjedhojë pala e Erdogan përmes një zyrtari të qeverisë së tij njoftoi se takimi është shtyrë për shkak të “axhendës së ngjeshur”.

    Prej ditësh ka pasur presion të brendshëm në prapaskenë ndaj qeverisë amerikane për mundësinë e një takimi me Erdoganin për shkak të mbështetjes për Hamasin, aq më tepër që Joe Biden është në periudhën parazgjedhore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!