×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas disa ditësh kërkimi, gjenden trupat e nënës bashkë me tre fëmijët në lumin Buna

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 13:53

    Pas disa ditësh kërkimesh për gjetjen e trupave të nënës Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të saj, ata tashmë janë gjetur në lumin Buna, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I fundit trup që u gjetë mesditën e së martës është ai i nënës së fëmijëve.

    Fillimisht u gjet vajza gjashtë vjeçare, dy ditë më parë, derisa ditën e djeshme u njoftua se ishte gjetur edhe trupi i pajetë i fëmijës 6-vjeçar.

    Derisa kërkimet vazhdonin, mëngjesin e sotëm u gjet edhe trupi i pajetë i tre-vjeçarit, për të përmbyllur kërkimet me gjetjen e trupit të pajetë të nënës së tyre, 39-vjeçares, Alma Arrazi.

    Sot, poashtu Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën arrest me burg për Erdgys Arrazin.

    Teksa mbërriti në Gjykatë, me një kapuç në kokë, kryefamiljari vendosi të mos ekspozohet as për median. Kjo ishte dalja e tij e parë publike që pas zhdukjes së familjes së tij.

    Erdgysi është arrestuar si ‘shkaktar i vetëvrasjes’ së gruas së tij Alma Arrazit, trupi i së cilës u gjet pak më parë dhe tre fëmijëve të tij, Erigea, 9 vjeç që u gjet dy ditë më parë, Gresi 6 vjeç që u gjet ditën e djeshme dhe djali i vogël, Arditi 3 vjeç, i cili u gjet sot.

    Ata dyshohet se janë vetëmbytur pas dhunës fizike dhe psikologjike nga Erdgysi, i cili dyshohet se e tradhtonte Almën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!