×
  • Lajme
  • Lajme / Agjenda për KiE

    Musliu-Shoshi: Për Kurtin me rëndësi është propaganda dhe pushteti

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 21:50

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ka bërë të ditur se Kosova sot nuk arriti të jetë temë në takimin e zëvendësministrave që po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që do të mbahet më 16 dhe 17 maj.

    Musliu – Shoshi bëri të ditur se kjo mbledhje do të vazhdojë edhe ditën e martë, më 14 maj, teksa tha se në ditët në vijim, procesi vështirësohet dhe mundësitë shterojnë.

    “Sidoqoftë, edhe një shancë për Kosovën, por fatkeqësi është që kemi një kryeministër që çdo veprim e ka në peshoren e kalkulimit elektoral, pavarësisht interesit të Kosovës”, shkroi Musliu – Shoshi.

    Ajo më tej vazhdoi kritikën për Kurtin duke thënë se për të, me rëndësi është propaganda, vota dhe pushteti.

    Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!