×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lihet në paraburgim burri i 39-vjeçares që me tre fëmijët dyshohet se u vetëmbytën në lumin Buna

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 15:18

    Gjykata e Shkodrës ka lënë në paraburgim Erdgys Arrazin, i cili akuzohet për “shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj gruas së tij Alma Arrazi, e cila u vetëhodh se bashku me 3 fëmijët në ujërat e lumit Buna.

    Dyshohet se Alma Arrazi u hodh së bashku me 3 fëmijët në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës bashkëshortore.

    Paraditen e kësaj të marte është gjetur trupi i djalit 3-vjeçar dhe i Alma Arrazit.

    Pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.

    Një ditë më parë është gjetur trupi i pajetë, i 8-vjeçares, Greis Arrazi, e cila përcillet sot në banesën e fundit.

    Ndërsa ditën e djeshme familjarët i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së parë, Ergesës, 9-vjeçe.

    Pas disa ditësh kërkimi, gjenden trupat e nënës bashkë me tre fëmijët në lumin Buna

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!