×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët nuk japin detaje për hapjen e kasafortës në Presidencë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 14:58

    Drejtori i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI), Kreshnik Gashi ka raportuar sot në komisionin parlamentar të AKI-së për hapjen e kasafortës në Presidencë.


    Pas takimit deputetët e këtij komisioni kanë refuzuar të japin detaje se çfarë ka deklaruar kryespiuni për rastin në fjalë, duke thënë se respektojnë punën e AKI-së.

    Kryetari i komisioni Fatmir Xhelili, para gazetarëve ka bërë të ditur se është biseduar edhe për hapjen e kasafortës, duke theksuar se çdo institucion ka obligim dhe përgjegjësi të ruaj informacionin.

    “Kjo çështje është aktualizuar shumë dhe është aktualizuar pa arsye, ne jemi duke kryer punën tonë por qasja jonë është serioze, që ky institucion të zbatoj ligjin të jetë kontribuues, duke përcaktuar mënyrat e qarkullimit të informacionit, në çdo institucion që ka obligim dhe përgjegjësi me ruajt informacionin”, tha Xhelili.

    Në anën tjetër anëtari i këtij komisioni nga radhët e VV-së, Arbër Rexhaj tha se anëtarët e këtij komisioni nuk janë për të dëmtuar reputacionin e agjencisë dhe as presidencës, ndërsa bëri të ditur se në lidhje me rastin e hapjes së kasafortës presin të marrin më shumë informacione.

    “Si komision ,anëtarët nuk janë me dëmtu reputacionin, në ditën në vazhdim do të ketë sqarime të mëtutjeshme, ne jemi për ligjshmërinë në aspektin e përgjithshëm”, tha Rexhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!