×
  • Lajme
  • Lajme

    E tmerrshme: Fëmija 1 vjeç goditet me shuplakë nga edukatorja e kopshtit në Prishtinë

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 15:17

    Një fëmijë 1 vjeç dyshohet se është keqtrajtuar nga një edukatore e një çerdheje private në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur dje, dhe është raportuar në Polici nga prindi i bebes. Reporteri.net ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë ku shihet edukatorja kur e godet me shuplakë 1 vjeçarin.


    Një 1 vjeçar është goditur me shuplake në faqe, nga dadoja e kopshtit “Cambridge Kids” në Cagllavicë të Prishtinës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të hënën gjatë ditës, derisa për rastin policia është njoftuar në orët e mbrëmjes nga prindi i fëmijës.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar edhe pamje të kamerave të sigurisë të kopshtit në fjalë, që është në pronësi private, e ku shihet momenti kur edukatorja i bie shuplakë bebes 1 vjeçare.

    Aty shihet se e gjitha ngjarja ka ndodhur në prani edhe të një punonjëse tjetër të kopshtit, dhe të një fëmije tjetër.

    Bebja viktimë e dhunës shihet duke qarë në video, shkruan Reporteri.net. Ndonëse të qarat e tij kishin nisur para se të merrte shuplaken nga punonjësja e çerdhes.

    Kopshti për fëmijë “Cambridge Kids”, ku ka ndodhur rasti, ndodhet në një lagje të re të njohur në periferi të Prishtinë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!