Është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler.
I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Sipas dokumentit të nënshkruar, kjo do të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka treguar se cila nga disa projektet do të financohen nga kjo marrëveshje.
Rukiqi në profilin e tij në Facebook, thotë se Qendra e skijimit në Brezovicë, ajo e Boreas, fabrika e baterive, termocentrali me gaz natyror, janë disa nga projektet me mundësi të përfitimit të financimit amerikan.
Postimi i tij:
Sektoret dhe projektet me mundesi te perfitimit te financimit amerikan:
– Brezovica
– Rugova (Borea)
– Fabrika e baterive
– Termocentrali me LNG (Gas Natyror)
– Industria e perpunimit te ushqimit
– Qendra e logjistikes
– IT (per global supply chains)
– Perpunimi i plumbit
– Sektori automativ
– Teknologjite 5G
– etj
Mundesite jane, neve na mbete te zhvillojme projekte te mira dhe fizibile
https://www.facebook.com/berat.rukiqi.7/posts/2824608367864712