×
  • Lajme
  • Ekonomi

    BQK miraton manualin mbikëqyrës për parandalimin të pastrimit të parave

    Reporteri
    25 Mars 2024 | 16:22
    Banka Qendrore e Kosovës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar manualin e Mbikëqyrjes të Bazuar në Rrezik për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    “Qëllimi i këtij Manuali është ngritja e kapaciteteve mbikëqyrëse drejt qasjes së bazuar në rrezik e cila mundëson identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit si dhe përshtatjen e strategjisë mbikëqyrëse në përputhje me rrezikun e paraqitur”, thuhet në komunikatën për media.

    Sipas njoftimit, ky manual mundëson që programi i mbikëqyrjes të shtrihet në të gjitha institucionet financiare në vend.

    BQK ka njoftuar se ky manual është përgatitur me asistencën teknike nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër krimit ekonomik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!