×
  • Lajme
  • Ekonomi / Normalizimi i marrëdhënieve

    Hovenier me udhëheqës të odave ekonomike të Kosovës e Serbisë, flasin si të përmirësohet bashkëpunimi mes bizneseve

    Reporteri
    25 Mars 2024 | 13:31

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kryetarin e Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna, dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, përcjell Reporteri.net. 

    Hovernier ka thënë se me ta ka biseduar për mënyrat se si të përmirësohet bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve.

    “Diskutim i mirë me liderët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë për mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin mes komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do ta rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, ka shkruar Hovenier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!