×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Banka Botërore: Inflacioni në Kosovë do të ngadalësohet në 3 përqind

    Reporteri
    30 Mars 2024 | 17:02

    Inflacioni në Kosovës, këtë vit, pritet të ngadalësohet në 3 përqind dhe gradualisht do të bie në 2 përqind në periudhën afatmesme.

    Kështu kanë bërë të ditur nga Banka Botërore në një përgjigje për Radio Kosova, pas kësaj edhe normat e interesit pritet të bien deri në gjysmën e dytë të viti 2024.

    Zyra e Bankës Botërore në Prishtinë ka bërë të ditur se parashikojnë ngadalësim të inflacionit deri në fund të viti 2024.

    Nga Banka Botërore janë shprehur se ka edhe rreziqe, që sipas tyre mund të çojnë në devijime nga ky projeksion, duke përfshirë mundësinë e një rikthimi të inflacionit të nxitur nga intensifikimi i tensioneve gjeopolitike si dhe nga presionet e brendshme për paga më të larta.

    “Banka Botërore aktualisht parashikon që inflacioni, i matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit, do të ngadalësohet në 3 për qind këtë vit dhe gradualisht të bie në 2 për qind, në periudhën afatmesme.” – thuhet në përgjigje.

    Sipas Bankës Botërore, projeksioni bazohet në pritjet për presione më të ulëta nga çmimet ndërkombëtare të energjisë, ushqimit dhe lëndëve të para, për të cilat Kosova është kryesisht importuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!