×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar në Prishtinë, i mbledhë në darkë opozitarët në rezidencën e Ambasadorit Hovenier

    Autor:Linda Ibrahimaj
    16 Mars 2023 | 16:01

    Autor: Linda Ibrahimaj


    Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pasditen e së enjtes, në ora 18:00 do të takojë përfaqësuesit e opozitës në Prishtinë.

    Kjo darkë e shtruar nga Escobar për opozitën, siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net do të mbahet në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier në ora 18:00.

    Pjesëmarrjen në këtë darkë në ambasadën amerikane e ka konfirmuar për Reporteri.net, nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini, duke qenë se kryetari kësaj partie, Ramush Haradinaj ndodhet jashtë vendit.

    “Po unë do të jem pjesë e këtij takimi me Escobar”, tha Gjini.

    Poashtu, pjesë e këtij takimi do jenë edhe përfaqësues të PDK-së dhe LDK-së. Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se radhët e PDK-së, do jetë Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.

    Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi konfirmoi për Reporteri.net se do jetë kryetari Lumir Abdixhiku ai i cili do të jetë sonte në darkën nga Escobar.

    I dërguari i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të premten pritet të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

    Takimi i Osmanit dhe Escobar u konfirmua sot gjatë ditës për Gazetën Online Reporteri.net, nga Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, e poashtu edhe Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, konfirmoi se Kurti do të pres në takim emisarin amerikan.

    Ndryshe, Escobar dje dhe sot qëndroi në Serbi, ku paraditen e së enjtes në konferencë për media foli edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, teksa tha se nuk pret marrëveshje, por që ajo përfundimtare do të ndodhë brenda vitit.

    I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha se marrëveshja që tashmë ndodhet në tavolinë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara.

    Ndërsa, fakt si fakt të kryer e cilësoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se asociacioni do të bëhet, por çështja është se sa shpejt do të ndodhë kjo dhe cili model do të aplikohet./Reporteri.net/

    Escobar: Në Ohër nuk pres të ketë nënshkrime, marrëveshja përfundimtare e mundshme këtë vit

    Escobar: Asociacioni më afër se disa javë më parë, bisedimet me Qeverinë e Kosovës po bëhen më produktive

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!