×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi

    Gërvalla takohet me homologun armen, theksohet bashkëpunimi i ngushtë global mes dy vendeve

    Reporteri
    30 Qershor 2024 | 20:36

    Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi homologun e saj të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan.

    Gërvalla dhe Mirzoyan diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe theksuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global në tejkalimin e këtyre sfidave.

    Dy ministrat shprehën besimin se forume të tilla si ky i Dubrovnikut kontribuojnë në zhvillimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv rreth çështjeve gjeopolitike, duke forcuar kështu marrëdhëniet ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe duke avancuar objektivat e përbashkëta për një të ardhme më të sigurt. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!