×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet në RMV

    Haradinaj: Kurti ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë në Maqedoninë e Veriut duke i përçarë shqiptarët

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 12:49

    Lidhur me zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pasur kritika për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas kryetarit Haradinaj, Kurti ka ndihmuar aleatët e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e poashtu edhe ata të Rusisë për t’i përçarë shqiptarët.

    Siç tha Haradinaj, kjo nuk është hera e parë që Kurti e bën diçka të tillë.

    “Unë e shtrojë një pyetje, prej kah ideja ose kush ja ka dhënë detyrën Kurtin me shkua me i ndihmua aleatët e Vuçiqit dhe aleatët e Rusisë në Maqedoninë e Veriut dhe me i përça shqiptarët. Kjo është një pyetje që tregon ato që kam thënë në të kaluarën se njëherë është gabim, dy herë është gabim ndërsa e treta herë është zgjidhja. Kurti e ka zgjedh këtë detyrë të veten me shkua me i ndihmua aleatët e rusëve dhe me i pengu shqiptarët në proceset e fuqizimit të tyre të mëtejshëm me përçarje”, tha Haradinaj për RTV21.

    Kritika ndaj kreut të ekzekutivit ka pasur dje edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Abdixhiku ka thënë se Kurti në vend të përpjekjes për përbashkim, bëri që të përçahen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

    Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi, është që të mos përzihet aty ku nuk e ka vendin.

    Çitaku, përmes në postimi në Facebook, tha se Kurti, mandatin e ka fituar për kryeministër të Kosovës e jo për sundimtar të shqiptarëve.

    “Tash Albin, eja flasim për inflacionin, koston e papërballueshme të jetesës në Kosovë, rritjen e çmimit të energjisë, mungesën e projekteve zhvillimore, korrupsionin serioz në nivelet më të larta të qeverisjes ( sipas raportit të Departamentit të Shtetit ), ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë, ngufatjen e lirisë së mediave ( raporti i Freedom House ), asociacionin me kompetenca ekzekutive, sanksionet e BE, etj etj. Apo këto janë tema të vogla për ju?”, ka shkruar Çitaku./Reporteri.net/

    Çitaku thotë se Kurti duhet të marrë mësim nga zgjedhjet në RMV: Mos u përziej aty ku nuk e ke vendin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!