×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Prishtinë: Tentoi ta djeg shkollën me benzinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 8:51

    Dje policia raportoi se dy persona kanë hedhur benzinë brenda një shkolle dhe kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sot, Policia njofton se një i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendin të prokurorit.

    Njoftimi i policisë:

    Raport shtesë

    ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË / ZJARRVËNIE NË TENTATIVË

    Prishtinë / 03.05.2024 – 18:05. Më 04.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me tentimin për vënien e zjarrit në një klasë të një shkolle. I dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Rast i pazakontë: Dy persona të maskuar tentuan ta djegin me benzinë një shkollë në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!